Kurbin, vritet me armë zjarri një 73-vjeçar

456
Mëngjesin e së martës, një 73-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Zhejë të Kurbinit.
David Piroli është qëlluar me automatik pranë banesës së tij.
73-vjeçari dyshohet të jetë vrarë për hakmarrje, pasi djali i tij vrau një vit më parë vëllezërit Andrea dhe Endri Cara.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.
Sigal