Kurbin, treni i udhëtarëve përplas autoveturën, dy të plagosur, njëra rëndë

448
Treni i udhëtarëve në linjën Vorë-Shkodër ka përplasur një autoveturë në Sanxhak të Kurbinit. Për pasojë drejtuesja e automjetit me targa AA 671 CH, Arjola Gjyli dhe pasagjeria Marie Sefgjini janë plagosur rëndë. Dy te plagosurat janë derguar në spitalin e traumës në Tiranë dhe mësohet se Marie Sefgjini, ndodhet në gjendje kritike.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes, e cila ka shokuar edhe pasagjerët e trenit që udhëtonin në drejtim të Shkodrës. Si pasojë e përplasjes, treni e ka zhvendosur autoveturën për rreth 100 metra nga vendi ku ndodhi aksidenti.
Sigal