Kurbin, kapen dy ‘maska’, hajdutë profesionistë me kapuçë, pinca, leva, thasë

494
Arrestohen në Kurbin dy hajdutë profesionistë bashkë me arsenalin e veglave të punës. Njeri prej tyre është nga Tirana dhe tjetri nga Laçi. F.H. 30 vjeç, banues në Tiranë dhe P.M., 43 vjeç , banues në Laç

Këtyre 2 shtetasve ,në aksin e rrugës së fshatit Fushë-Kuqe, në Kurbin, në mjetin e tyre Opel, gjatë kontrollit të ushtruar u janë gjetur sende e mjete që përdoren për kryerjen e vjedhjeve.
Konkretisht , materialet e gjetura që u sekuestruan në cilësinë e proves materiale janë :
– 1 ngjitës natriban transparent
– 1 pulover me ngjyrë të zezë me kapuç
– 1kapuç me ngjyrë të zezë
– 2 palë doreza 
– 1 çakmak me dritë
– 2 thasë sintetik
– 1 thikë 
– 1 çantë krahu 
– 1 palë pinca 
– 3 kaçavida me madhësi të ndryshme 
– 1 çelës anglez
– 1 levë

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të autorësisë nëse këta shtetas janë të implikuar në ndonjë rast kriminal në fushën e vjedhjeve.

Vepra penale në ngarkim të tyre “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga nenet 142 dhe 25 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
Sigal