Kurbin, i bëri kontroll në lokal, i riu godet inspektorin e ISHP-së

443
KURBIN – Një 51-vjecar u arrestua në flagrancë nga Policia e Kurbinit pasi goditi me grushte Inspektorin e Inspektoratit të Shëndetit Publik në Kurbin.
Llesh Buraku banues në Laç u arrestua rreth orës 10:30 të së hënës pasi kishte rrahur me shkelma dhe grushte shtetasin me inicalet F.L 54 vjec banues në Shullaz, me detyre inspektor i Shëndetit Publik. 
Ngjarja ka ndodhur pasi inspektorët e ISHP bënë një kontroll në lokalin e 21-vjecarit Buraku, mbi të cilin rëndon akuza e “goditjes për shkak të detyrës”.
Prokuroria e Kurbinit ka marrë të gjitha materialet dhe provat dhe po vijon hetimet e mëtejshme për këtë ngjarje. 
Sigal