Kurbin, dëmton godinën me eksploziv; arrestohet 24-vjeçari

423
Përdori eksploziv për të dëmtuar një godinë private dhe për këtë arsye, një i ri 24-vjeçar ka rënë në prangat e agjentëve të komisariatit të Kurbinit. Burime policore lokale bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Gallatë, në një objekt që përdoret për kontrollin dhe transmetimin e linjës elektrike nga HEC-i i Vinjollit, pronë e shtetasit me iniciale F.L. Pas mbikëqyrjes së vendit të ngjarjes, agjentët konstatuan se shpërthimi kishte shkaktuar një sërë dëmesh në ndërtesë, kryesisht një mur prej betoni, xhamat e dritareve dhe pjesë të një transformatori elektrik. Më pas, përmes informacioneve të mbledhura në rrugë operative, agjentët arritën në identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit, shtetasit Hysen Balloku, nga fshati Vinjoll.
Sigal