Kurbin, asgjësohen 1300 rrënjë kanabis, 2 në pranga

433
Dy persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit për kultivim të 1300 bimëve narkotike të dyshuara kanabis sativa. Të arrestuarit janë Dervish Droja, 24 vjeç banues në Fushë-Krujë dhe Kastriot Mera, 42 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin. Mësohet se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar 1300 bimë të dyshuara narkotike të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Sigal