Kundravajtje në Mamurras, makinat përplasen kokë më kokë, 5 të plagosur

723
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në Kurbin, ku dyshohet se ka disa të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Milot- Mamurras.
Në aksident janë përfshirë dy autmjete pranë kryqëzimit të Patokut.
Policia dhe ambulancat jane nisur drejt vendit te ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.01.2018, rreth orës 12:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë -Milot në afersi të kryqëzimit të Patokut ka ndodhur një aksident. Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO. Për pasojë janë dëmtuar pesë shtetas të cilet katër janë nisur për në Q.S.U. Tiranë dhe një në Spitain Rajonal të Laçit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.
Sigal