Kundërshton punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë

64
Nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arqile Vrushaj, 34 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar mjetin tip BMV X5, në gjendje të dehur (në masën e alkoolit 0.73 mg/l), është përplasur me mjetin Ford dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Kur është konstatuar nga shërbimet e policisë rrugore, nuk i është bindur urdhërit të tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale një thikë (kame) si dhe një pushkë sportive pa leje. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.