Kundërshtoi policët, arrestohet 30 vjeçari në Shkodër

407
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Bahri Malaj, 30 vjeç, banues në Shkodër, sepse ka shkelur ligjin dhe ka kundërshtuar forcat e policisë, duke iu rrezikuar këtyre të fundit edhe jetën. 

Sipas bluve, arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi është kapur në vendin e quajtur “Ura e Mesit”, në Shkodër duke drejtuar mjetin kamion “Benz”, me targe AA274HZ, të ngarkuar me një sasi lëndë drusore për të cilën nuk dispononte dokument shoqërues të lëndës drusore dhe se e drejtonte këtë mjet pa pasur lejen e drejtimit te klasit përkatës për këtë kategori mjeti.
Sigal