Kultivuan mbi 11 mijë rrënjë kanabis sativa, arrestohet një punonjës policie

403
Policia e Beratit ka arrestuar një punonjës policie dhe ka shpallur në kërkim 2 persona të tjerë pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë kultivuar 11.193 rrënjë bimë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ilir Jaho, 34 vjeç, banues në Lapardha, punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi pranë Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat . Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit J.J. dhe K.J që të dy banues në Lapardha. Deklarata e plotë e policisë Sot në mesditë, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në MPB në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Berat, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të luftës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike arrestoi në flagrancë shtetasin Ilir Jaho, 34 vjeç, banues në Lapardha, punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi pranë Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit: – J.J., banues në Lapardha – K.J., banues në Lapardha, dhe po punohet për ndalimin e tyre. Arrestimi i shtetasit Ilir Jaho dhe shpallja në kërkim e 2 shtetasve të sipërcituar u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 11.193 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Sigal