Kultivonin drogë me farishte, arrestohen babë e bir në Zall Herr

466
Dy persona babë e bir janë vënë në prangat e policisë pasi u kapën duke kultivuar kanabis sativa. Policia e kryeqytetit sqaron se janë sekuestruar 5.6 kg kanabism 76 bimë dhe 137 fara për kultivim.

Të arrestuarit janë Deli dhe Xhemal Xhixha, 57 dhe 31 vjeç, banues në Tiranë

“Nga informacionet që disponoheshin se këta shtetas (atë e birë), kultivonin bimë narkotike, në zonën e Zallherrit, fshati Qenam, është bërë kontrolli i banesës së tyre dhe më konkretisht në pjesën e pasme të saj, në një vend të përshtatur si farishte, janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 76 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 137 fara të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sativa, 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, informon policia.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal.
Sigal