Kuksiani arrestohet në Aeroport, i dha policit 50 Euro për të ikur në Belgjikë

418
Sigal

Një 28 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka tentuar t’i japë50 euro grupit të kontrollit në këmbim të lejimit për të flutuar drejt Belgjikës.
Asim Durra lindur në Kukës është personi i arrestuar për akuzën e mitmarrjes.
“Ai do të udhëtonte nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Belgjikës. Gjatë intervistimit të shpejtë në kabinë nga ana e punonjësit të Policisë Kufitare ky shtetas ka ngjallur dyshime në lidhje me motivin e udhëtimit dhe destinacionin e tij final dhe për këtë arsye ëshë kaluar për kontroll në vijën e dytë . Gjatë procesit të kontrollit fizik shtetasi Asim Durra ka nxjerrë një kartëmonedhë 50 Euro dhe ja ka ofruar grupit të kontrollit me qëllimin që ta lejonin të udhëtonte pa shumë verifikime, duke konsumuar veprën penale të korrupsionit në formën e mitdhënies” informon policia e Tiranës.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Asim Durra për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal .