Kukës, vritet 1 person, plagosen 2 të tjerë, dyshohet për pronat

412
Sigal

KUKES – Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kalimash të Kukësit. Ngjarja ka ndodhur para disa minutash ndërsa ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë në ngjarje, ndërsa dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive pronësie. Policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe punon për zbulimin e motiveve të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.