Kukës, sekuestrohen 31 kg kanabis

431
Policia e Kukësit ka sekuestruar 31 kg kanabis dhe ka shpallur në kërkim një person, si zotëruesin e kësaj lënde narkotike.Shtetasi i shpallur në kërkim është Arven Çuni, 32 vjeç, banues në fshatin Letaj të Hasit.
Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, duke lëvizur me mjetin tip Benz, me targa M 794 TDA, në aksin rrugor Golaj-Krumë, sapo ka pikasur policinë, ka braktisur mjetin si dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në pjesën e bagazhit, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale 31 kg kanabis sativa.
Sigal