Kukës: Riparonte defektet për rikthimin e energjisë, bie nga shtylla e plagoset elektriçisti

450
Riparonte defektet për rikthimin e energjisë elektrike në zonën e Kukësit, bie nga shtylla e plagoset elektricisti. Nga të dhënat paraprake, mësohet se Mexhit Muja, pasi ka mbetur i plagosur është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht elektricisti ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Prej dy ditësh shumë zona në qarkun e Kukësit vijojnë të jenë pa energji elektrike, për shkak të motit të keq që ka përfshirë mbarë vendin.
Sigal