Kukës, përmbyset kamioni 1 person mbetet i bllokuar në të

51

1 person ka mbetur i bllokuar pasi një kamion është përmbysur në Rrugën e Kombit.
Aksidenti ka ndodhur në Kukës ku kamioni është përmbysur në afërsi të Repsit.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes teksa është bllokuar edhe lëvizja në njërën prej korsive të qarkulllimit.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje ndërkohë që ka bërë me dije Segelf iliazi ishte shoferi i cili udhëtonte nga Fieri me mjetin tip trailer me targa AA331HL.
Ndërkohë që brenda në mjet ndodheshin edhe dy pasagjerë të tjerënjëri prej të cilëve ka mbertur i bllokuar brenda në mjetin e përmbysur ndërkohë që drejtuesi i mjetit dhe një prej pasagjerëve kanë arritur të dalin prej aty.