Kukës, përfshihet nga flakët e zjarrit godina e Turizmit të ri

508
Pasditen e sotme është përfshirë nga flakët ndërtesa e Turizmit të ri në Kukës, duke djegur një pjesë të objektit. Aktualisht godina është e braktisur. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia e Kukësit paraprakisht bën me dije se zjarrvënia mund të jetë e qëllimshme, pasi rënia e zjarrit në godinëne turizmit është një fenomen i përsëritur. Mësohet se zjarri ka përfshirë katin e katërt të godinës dhe flakët janë favorizuar nga era e fortë.
Sigal