Kukës, parandalohet një rast i trafikimit të të miturave për prostitucion

418
olicia e Kukësit shpëtoi nga trafikimi për prostitucion një të mitur dhe arrestoi 2 persona, të dyshuar si tutorë.
Të arrestuarit janë Bylbyl Iseni, 36 vjeç dhe Albert Dobratiqi, 33 vjeç, nga Prishtina.
Ndërsa në kërkim janë shpallur dy të rinjtë nga Elbasani P.B., 25 vjeç, dhe A.S., 19 vjeçe.
Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri – tjetrin ata kanë tentuar të kalojnë kufirin me Kosovën, në PKK Morinë, me shtetasen e mitur E. Z., 17 vjeçe.
E mitura nga Elbasani u tentua të trafikohej në Kosovë për shfrytëzim të prostitucionit nëpërmjet formave të tjera të shfrytëzimit seksual e të punës.
Sigal