Kukës, ndërhyjnë për riparimin e defektit, elektriçistët përfundojnë në përrua

91
Tre punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të cilët po punonin për riparimin e fidrit numër 8, kanë përfunduar në përrua.
Fidri 8 furnizon me energji elektrike Bashkisë e Hasit dhe ngjarja u shënua paraditen e të shtunës së 13 shkurtit.
Për shkak të rrëshqitjeve makina ka përfunduar në përrua.
Për t’iu ardhur në ndihmë elektriçisteve të izoluar në automjetin e tyre ne mes të përroit të Krumës është dashur ndërhyrja e specializuar e Shërbimit Zjarrfikës dhe një eskavatori pasi prurjet e këtij përroi ishin të mëdha.
Fatmirësisht tre elektriçistët kanë marrë trajtimin shëndetësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Reshjet e dendura të shiut që kanë shoqëruar të gjithë rajonin verilindor te vendit kanë shkaktuar shumë probleme ne sistemin energjitik duke lënë pa energji elektrike me ditë të tëra shumë zona te thella si Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec, Malzi , Fajzaj, Gjinaj dhe Bytyç ku vetëm pas përfundimit të reshjeve të shiut ështe bërë e mundur riparimi i defekteve dhe furnizimi i këtyre. Njesive Administrative.
Aktualisht pa energji elektrike janë disa fshatra si Rragam, Surroj, Pistë ,Gdhesht , Gjinaj dhe Lagjia e Re e qytetit të Kukësit.