Kukës/ Hiqeshin si fallxhorë dhe vidhnin bizhuteri, në pranga 3 persona

472
Hiqeshin si fallxhorë duke mashtruar njerëz të ndryshëm dhe duke u marrë sasi të konsiderueshme parash e bizhuterish. Policia e Kukësit ka vënë në pranga tre persona në akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit. Të arrestuar janë Ardian Rakipi, 43 vjeç, bashkëshortja e tij Vjollca Gatali, 43 vjece dhe Elena Muhaxheri, 36 vjeçe nga fshati Halil i Krujës. Duke u hequr si fallxhor ata i kanë vjedhur në banesë një 61-vjeçareje 500 euro, 3 mijë lekë, një varëse floriri, vathë floriri, dy unaza serme e më pas janë larguar në drejtim të Dibrës. Këto sende u janë gjetur në momentin e arrestimit, teksa është sekuestruar dhe mjeti me të cilin lëviznin në zonë.
Sigal