Kukës, bora bllokon 7 fshatra, probleme dhe me energjinë

457
Intesitetiti i dëborës në dy ditët e fundit ka sjell dhe bllokimin e 7 fshatrave në qarkun e Kukësit. Në këto akse trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm, ndërkohë që po punohet në lirimin e akseve kryesore me borëpastruse dhe fadroma. Këto zona dhe disa fshatra të Bajram Currit kanë patur probleme me furnzimin me energji elekrike.
Intersiteti i reshjeve të dëborës në qarkun e Kukësit ka sjellë bllokim të njësive Zapod, Shishtavec, Topojan, Grykë Çajë, Kalis, Arrën.
Sipas autoriteteve rrugore këto akse janë të pakalushme dhe trashërisa e dëborës në këtë qark ka arritur deri në 50 cm.
Gjatë natës është punuar për hapjen e këtyre akseve, por mjetet e kompanisë që po ndërton rrugën e shishtavecit kanë pësuar avari për shkak të dëborës dhe nuk kanë mundur të zhbllokojnë rrugët për këto fshatra. Gjatë ditës së dielë 18 mjete po punojnë për të normalizuar kalimin në këto akse.
Ndërkohë kjo është situata e akseve kryesore në qarkun e Kukësit në të cilat janë angazhuar borëpastruse dhe fadroma.
Ndërsa drejtuesit e automjeteve që e kanë të detyruar lëvizjen në zona të tjera të këtij qarku që janë të kalueshme të përdorin zinxhirët në automjetet e tyre.
Sigal