Kukës/ Arrestohet 42-vjeçari, transportonte viça pa faturë tatimore

475
Nga ana e specialistëve të Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e policisë Kukës, më datë 15.09.2015, u bë arrestimi në flagrance i shtetasit : -Enver Toçilla, vjeç 42, banues në fshatin Novosej, Kukës. Arrestimi i shtetasit u bë pasi është kapur në hyrje të tunelit Kalimash, ku në automjetin e tij tip Benz, me targa 04-876-Al, ishte duke transportuar 19 krerë viça, për të cilat nuk kishte faturë tatimore të shitjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i K.Penal.
Sigal