Kukës, arrestohen dy persona, plagosën me mjete të forta 26-vjeçarin

412
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Kukësit, të akuzuar për plagosje. Të arrestuarit janë Altin Mësaja, 22 vjeç, banues në fshatin Çajë të Kukësit dhe Petrit Kolgjini, 21 vjeç, banues në fshatin Ceren të Dibrës.
Burime zyrtare nga policia thanë për mediat, se arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Malës”, fshati Bushtricë, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta 26- vjeçarin A.Gj., banues në fshatin Bushtricë, i cili ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Në ngarkim të të ndaluarve materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.
Sigal