Kukës/ Aksidentohet fëmija 12 vjeçar, përplaset nga furgoni

75

Një fëmijë i mitur është aksidentuar nga një furgon në qytetin e Kukësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e njohur si axhensia në qendër të qytetit.

E mitura, 12 vjeç, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Kukësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.