Kukës, 6 të arrestuar për ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit

540
Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kalimashi”, në kuadër të të cilit ka arrestuar në flagrancë 6 shtetas për veprat penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “organizatë kriminale”. Ditën e premte janë arrestuar 6 persona, pasi nga shërbimet operacionale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në “Rrugën e Kombit”, në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Tiranë-Kukës, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke transportuar 18 shtetas të dyshuar afganë, me një mikrobus me targë AA 658 NC, të cilët, nëpërmjet kufirit të gjelbër do t’i kalonin në Kosovë, me destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Personat e arrestuar janë:
1-Egzon Tusha, 22 vjeç, banues në Morinë, Kukës. 
2-Liridon Duraku, 20 vjeç, banues në Morinë, Kukës.
3-Hamid Rahmani, shtetas afgan, 44 vjeç, banues ne Afganistan. 
4-Ndriçim Duraku, 26 vjeç, banues në Morinë, Kukës.
5-Shkëlzen Duraku, 39 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
6-Admir Ademaj, 28 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.
Sigal