“Kujdes për shkak të lagështirës”, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve

367
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në orët e  ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar. Në zona të caktuara mund të  ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.