Kuçovë, të riut i erren sytë pas sherrit, plagos me thikë 20-vjeçarin dhe shokun e tij

474
Sigal

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri të ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kuçovës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në lagjen “Tafil Skëndo”, ku pas një sherri për motive të dobëta, ka goditur me grushta dhe mjet prerës (thikë), shtetasin E.K, 20 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”.

Por gjatë grindjes, i riu Llazar Ziu, 20 vjeç, banues në Tapi në Kuçovë, ka goditur me mjet prerës edhe shokun e tij shtetasin R.B, 17 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Kanosja”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.