Kthyen shtëpinë në bazën e trafikut të kokainës, arrestohet familja shqiptare në Itali

638
Tre pjesëtarë të një familje shqiptare janë arrestuar nga policia italiane në Giulianello, në provincën e Latinës, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë burri N.A 41 vjeç, bashkëshortja M.A 37 vjeçe si dhe djali D.A 19 vjeç.
Policia ka kryer një kontroll pas lëvizjeve të dyshimta në banesën e shqiptarëve, ndërsa kanë gjetur 50 gram kokainë e ndarë në disa doza, peshore, si dhe 350 euro para cash, raportojnë mediat vendase.
Sipas mediave italiane, familja shqiptare kishte kthyer shtëpinë në bazë të shpërndarjes së kokainës në gjithë zonën e Lazios. Të arrestuarit janë dërguar në paraburgimin e Romës në pritje të gjykimit.
Sigal