Kthesë në hetime, policia zbardh plagosjen në Vranisht të Vlorës

504
Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Vranisht të Himarës, ku mbeti i plagosur Roland Shkurtaj, 50 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet Roland Shkurtaj në gjendje të dehur është vetëplagosur me armë zjarri. Policia ka sekuestruar armën.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 01.10.2017 rreth orës 18:40 në fshatin Vranisht, Himarë, rreth 100 m larg banesës së tij është gjetur i plagosur shtetasi Roland Shkurtaj, 50 vjeç.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes si edhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Roland Shkurtaj, nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur është vetplagosur me armë zjarri tip kallashnikov.

Si pasojë ka marrë dëmtime në pjesë të trupit dhe aktualisht është duke marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të hetimit dhe dokumentimit të ngjarjes policia ka bërë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprën penale ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarri tip Kallashnikov, 5 gëzhoja dhe 3 fishekë.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



Sigal