Kryeprokurorja Arta Marku takohet me ambasadorët e Austrisë dhe të Suedisë

501
Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler, dhe ambasadorin e Suedisë, Johan Ndisi.
Takimi mbahet në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe ndjekjes penale ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe shteteve përkatëse.
Pas marrjes së detyrës, Prokurorja e Përgjithshme ka zhvilluar takime edhe me ambasadorin e SHBA, Donald Lu, dhe ambasadorin gjerman.
Sigal