Krujë, vijon operacioni antikanabis, asgjësohen 7500 bimë kanabis

454
Policia ka arrestuar shtatë persona në flagrancë gjatë një operacion për asgjësimin e bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Rinas 2015”, policia zhvilloi një kontroll në vendin e quajtur Përroi i fshatit Qerrekë në Krujë, ku u zbuluan gjashtë parcela të mbjella me 7500 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit cannabis sativa. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa në pranga u vunë shtatë persona të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve.
Personat e arrestuar:
•Artan Varoshi 36 vjeç, banues në Fushë Krujë,
•Muharrem Dervishi 54 vjeç, banues në Fushë Krujë,
•Muhamet Vathi 20 vjeç, banues në Krujë,
•G.C. 17 vjeç, banues në Krujë,
•Besim Vathi 46 vjeç, banues në Krujë,
Sigal

•Xhemal Tahiri 41 vjeç, banues në Krujë,
•Redon Vathi 20 vjeç, banues në Krujë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• Lënda narktotike e dyshuar e llojit cannabis sativa,
• një armë automatiku kallashnikov;
• 30 fishekë
• 5 telefona celularë.