Krujë – Shpërthimi i bombolës rrezikoi jetën e fëmijës 11 vjeç

434
Sigal

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë duke rrezikuar jetën e një fëmijë 11 vjeç.

Ngjarja është regjistruar më 31 tetor 2016, në fshatin Cudhi të Krujës në banesën e shtetasit G.M, 50 vjeç.

“Për pasojë është dëmtuar shtetasi G.M. i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën dhe djali i tij, shtetasi M.M. 11 vjeç, I cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë pa probleme”

Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e rrjedhjes së gazit. Materialet I kaluan

Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.