Krujë, shpërthehet me tritol një makinë, shoqërohen disa persona

447
Një automjet është shpërthyer më lëndë plasës mbrëmjen e djeshme në qytetin e Krujës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të së premtes në lagjen “Marin Barleti”.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në një mjet tip “Renault Clio” , me targë AA 243 LL në pronësi të shtetasit Armando Çenja.
Menjëherë pas shpërthimit të automjetit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Krujës dhe kanë shoqëruar në komisariat disa persona të dyshuar për ngjarjen.
Shtetasi Armando Çenja ka pasur kërcënime të shpeshta në telefon, ndërsa mbrëmjen e djeshme është shpërthyer me tritol automjeti i tij.
Sigal