Krujë, shkatërrohen 700 bimë kanabis, arrestohet 23- vjeçari

395
Një sasi kanabis sativa e mbjellë në 3 parcela është shkatërruar nga policia dhe në pranga është vënë një i ri. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se efektivët e Komisariatit të Krujës kanë arrestuar në flagrancë Hamdi Sana 23 vjeç, banues në fshatin Picrrakë, Krujë. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Picrrakë, Krujë, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies tre parcela me rreth 700 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal