Krujë, plagoset me armë 27 vjeçari ende nuk dihen motive dhe autorët

379
Sigal

KRUJE – Një 27 vjeçar nga fshati Luz i Krujës ka mbetur mbrëmë i plagosur në një atentat me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar. I plagosuri është, Serjan Zogu, banues i këtij fshati, i cili është nisur më pas drejt spitalit të Fushë-Krujës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Krujës ka nsiur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa sot është gjetur një automjet tip “Golf 2” në afërsi të urës së Gjolës. Blutë e Krujës dyshojnë se makina është përdorur për të finalizuar këtë atentat. Deri më tani janë të paqarta rrethanat e tentativës për vrasje, ndërkohë që efektivët blu po punojnë për kapjen dhe zbulimin e autorëve si dhe rrethanave të plota të ngjarjes