Krujë, parandalohet krimi në familje, pranga 63-vjeçarit

46
Policia e Krujës ka parandaluar sot një krim në familje. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Luz-Fushë Krujë. Burime nga policia lokale bënë me dije se 63-vjeçari Pjetër Gega ka kërcënuar me armë zjarri pjesëtarët e tjerë të familjes.
Gjatë kontrollit 63-vjeçarit iu gjetën një pushkë model 56, një pushkë model 63 dhe 12 copë fishekë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve. 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.