Krujë, nëna mbyt foshnjën e varros në kopshtin e shtëpisë

504
Sigal

KRUJË – Krimi brenda familjes këtë herë ka shënuar viktimën e radhës në fshatin Borizanë të Krujës ku një 29-vjecare ka mbytur foshnjën saj 3 muajsh dhe e ka varrosur në oborrin e banesës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre net më parë ku shtetasja ,Eriona Sherika, pasi ka mbytur foshnjën e saj të seksit mashkull e ka varrosur në oborrin e shtëpisë. “Babai i fëmijës është një banor i Thumanes dhe ai nuk e dëshironte këtë fëmijë teksa me dhjetra herë më ka kërkuar të abortojë” mësohet të ketë thënë teksa është marrë në pyetje nga policia 29-vjeçarja nga Borizana, e cila ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm më prindërit e moshuar, teksa dyshohet që vrasjen ta ketë kryer në rrethana të rënda psikologjike. Ndërkohë nga verifikimet ka rezultuar se 29-vjeçarja prej më shumë se një viti e gjysmë kishte lidhje me 45-vjecarin me iniciale F.D. Ky I fundit pritet të ndalohet nga policia për të dhënë detaje lidhur me krimin makabër. Policia përveç 29-vjeçares, po merr në pyetje edhe banorët e fshatit për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. Krimi makabër u zbulua nga policia në rrugë operative, teksa kishte informacione se ne fshat kishte lindur një fëmijë i jashtëligjshëm. Pas verifikimeve u zbulua nëna e fëmijës, e cila kur u pyet nga uniformat se ku është fëmija, rrëfeu krimin që kishte kryer. Ngjarja e rëndë ka shokuar banorët e fshatit të vogël, të cilët refuzojnë në mënyrë kategorike ta komentojnë atë para kamerave.