Krujë, masivi gëlqeror zë poshtë punëtorin, vdes 38-vjeçari

447
Një 38-vjeçar ka humbur jetën sot pasdite në mënyrë tragjike. Mësohet se, Bilbil Zeneli, gjatë kohës që po mbushnin furrën me gurët gëlqerore ka rënë brenda në furrë.  Kjo i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 38-vjeçarit, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është nxjerr pas ndërhyrjes së kolegëve dhe punonjësve zjarrfikës të mbërritur në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe punonjësit e Inspektoratit të Punës. Këta kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka shoqëruar pronarët e furrës së gëlqeres dhe punonjësit e tjerë për të dhënë detaje lidhur me këtë incident që u pasua me vdekjen e 38-vjeçarit.
Sigal