Krujë, asgjësohen 5130 rrënjë kanabis në 99 parcela, në kërkim kultivuesit

72
Policia e Krujës në vijim të operacioneve antikanabis, ka gjetur dhe asgjësuar 5130 rrënjë kanabis sativa të mbjella në 99 parcela. Lënda narkotike u gjet në fshatin Shkretë dhe u asgjësua në vend me anë të djegies. Ndërkohë, nga ana e policisë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.