Krujë, asgjësohen 400 bimë cannabis, autorët në kërkim

431
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike Policia e Krujës në sajë të një operacioni të koduar ”Kufiri Ndarës 2015” ka bërë të mundur asgjësimin e 400 bimëve narkotike.
Burime nga policia informojnë se nga kontrolli i ushtruar në fshatin Mukje, Komuna Nikel Krujë, u konstatuan 7 parcela me rreth 400 rrënjë bimë narkotike, të cilat arrin lartësinë nga 40-80 cm.
Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale. Nga ana e punonjësve të Policisë në Krujë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal