Krujë, asgjësohen 1200 rrënjë kanabis

56
1200 rrënjë bime narkotike kanabis u asgjësuan sot në Krujë gjatë operacionit të koduar ”Larushk-3”. Në fshatin me të njëjtin emër, uniformat blu kanë konstatuar 9 parcela me bimën narkotike që arrinte një gjatësi 120-250 cm. Bimët e dyshuara si të llojit Cannabis Sattiva, u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, policia bën të ditur se po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike.