Krujë/ Aksidentohet teksa punonte në banesën e tij, humb jetën 58-vjeçari

495
Sigal

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Borizanë të Krujës, teksa ishte duke punuar pranë banesën e tij. Bëhet fjalë për 58-vjeçarin me inciale Q.P i cili nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.06.2019, në Borizanë, Krujë, shtetasi Q.P., 58 vjeç, është dëmtuar duke kryer punime pranë banesës së tij.

Ai u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.