Krujë, adoleshentja vret veten me pistoletë

600
Adoleshentja në Nikël të Krujës i ka dhënë fund jetës së saj për shkaqe ende të panjohura nga ana e policisë. Burimet bëjnë me dije se shtetasja D.R., 16 vjeç, i ka dhunë fund jetës në banesën e saj me një pistoletë TT.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoletën model TT, një krehër me 6 fishek, një gëzhojë dhe një predhë të deformuar. Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë, për veprime të mëtejshme për veprat penale“Vetëvrasja”dhe”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Sigal