Krujë, 200 gr tritol kabinës elektrike pranë gurores në Borizanë, shkak konkurrenca

450
Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë. Lënda plasëse ishte vendosur në një kabinë elektrike, e cila i përkiste një gurore në Borizanë.
Mësohet se nga shpërthimi i tritolit, biznesi nuk ka pësuar dëme.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se pranë gurores është vendosur 200 gr lëndë plasëse e llojit tritol.

Shkak për ngjarjen dyshet të jetë konkurrenca në biznes, por do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.
Sigal