Kronikë/ Sherr në Unazën e Re, arrestohet 35-vjeçari që kundërshtoi policin

491
Sigal

Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka kundërshtuar një punonjës policie.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E.D., ka qenë duke u konfliktuar me një shtetas tjetër në Unazën e Re, dhe në që policia ka ndërhyrë për neutralizimin e konfliktit, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë dhe ka kanosur punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme.

Njoftimi i policisë:

Kundërshton dhe kanos për shkak të detyrës punonjësin e policisë, por arrestohet në flagrancë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– E. D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Mikel Maruli”në Unazë të Re, 35- vjeçari E. D., ka qenë duke u konfliktuar me një shtetas tjetër dhe në momentin që policia ka ndërhyrë për neutralizimin e konfliktit, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë së patrullës së përgjithshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit E. D., për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik” dhe “Kanosja”.