Krimi pushton vendin, pas sherrit, dhëndëri vret vjehrrin me kallash

454
Sigal

Vrasja në Moglicë të Korçës. Shkak, konfliktet e vazhdueshme me çiftit që ishte martuar pak kohë më parë

Mungesa e rendit dhe qetësisë si dhe armët në duar të popullsisë, përditë e më shumë po i lenë shteg vetëgjyqësisë që vazhdon t’i bëjë sfidë ligjit. Ndërkohë, detyra ligjore e policisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese pothuaj e kanë harruar detyrimin ligjor për të evituar e parandaluar krimet. Në këtë mënyrë, vrasjet me armë zjarri janë bërë pothuaj të përditshme, kurse policisë i mbetet të bëj administrimin ligjor të ngjarjeve. Si pasojë e terrorit, qytetarët po ndjehen përherë e më të pasigurt për jetën e tyre. Viktimë e radhës e hakmarrjes (sherrit familjar) është një 64-vjeçar nga Moglica e Korçës që ka gjetur vdekjen nga goditja me armë zjarri nga dhëndri i tij. Mësohet se, viktima ka ndërruar jetë në spital, ndërsa policia ka ndaluar autorin e akuzuar për vrasje.

NGJARJA

Sipas burimeve për “Telegraf”, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së djeshme në komunën e Moglicës. Mësohet se, një 34-vjeçar plagos me armë zjarri vjehrrin, pasi u nda nga vajza e tij vetëm pak kohë pas martesës. Ngjarja është shënuar në fshatin Pulah në komunën Moglicë të Korçës. Policia ka arrestuar shtetasin Kristian Bajramaj, i cili qëlloi me armë zjarri vjehrrin e tij, Ylli Sora.Ky i fundit është dërguar në spitalin e Korçës pasi ndodhej në gjendje të rëndë, pasi gjatë transportit për në spital, për shkak edhe të largësisë së fshatit, ka humbur shumë gjak. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ai ka ndërruar jetë. “Bëmë të pamundurën, por plagët e armës së zjarrit ishin të rënda dhe pacienti nuk mundi të jetoj”,- shtojnë burimet spitalore për “Telegraf”

POLICIA
Policia që ka bërë arrestimin në flagrancë të K. Bajramajt, ka administruar provat në vendin e ngjarjes, si dhe ka shoqëruar për pyetje pjesëtarët e tjerë të familjes. Mësohet gjithashtu se, palët janë grindur fillimisht me njëri-tjetrin, pasi vjehrri ka shkuar të ballafaqohet me dhëndrin, por gjithçka ka degraduar në përdorimin e armës nga 34-vjeçari. Nga burime të afërta mësohet gjithashtu se çifti I ri kishte pak kohë që ishte martuar, por martesa e tyre nuk ka qenë e mbarë. Shpesh burrë e grua konfliktoheshin me njeri-tjetrin, duke krijuar situate të rënduara vazhdimisht.  Kjo ka çuar së fundi dhe në konfliktin e dhëndrit me vjehrrin. Pas grindjes, është përdorur arma që solli dhe vdekjen e vjehrrit.