Krimi për larje hesapesh në Durrës, shkak prishja e pazareve të drogës

408
Sigal

Grupet e trafikut të drogës, kanë krijuar mundësi trafikimi e vendet kanë dorë të lirë dhe për zbatimin e ligjit të xhunglës

Prishja e pazareve mes bandave të trafikut të drogës, është shkak i atentatit të mbrëmjes së ditës së enjte në Durrës, ku mbetën të vdekur dy persona Albert Kasalla, 34 vjeç dhe Shaban Babasi, 27 vjeç nga Fushë Kruja dhe një tjetër vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën. Tashmë, sipas rasteve të evidentuara zyrtarisht, përdorimi dhe veçanërisht trafiku i drogës, jo vetëm është bërë një problem tepër shqetësues për Shqipërinë e fqinjët, por rivaliteti mes bandave është aq i fuqishëm sapo e sfidon shtetin nga dita në ditë. Këtë e provoi dhe rasti i një dite më parë, ku sipas policisë, “shkak i atentatit me dy viktima e një të plagosur, është prishja e pazarit të drogës. Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se viktimat ‘janë me precedent penal, një i dënuar në Itali për drogë dhe tjetri i njohur po në fushën e drogës, është një tregues e apel tjetër shqetësuar për kontroll të organizuar të aktivitetit kriminal të trafikut të drogës.

RASTI

Të premten në mëngjes, policia bëri me dije se ka identifikuar autorin e krimit, Odise Verboshi, në banesën e të cilit u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike dhe dy pistoleta. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja mendohet se, ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. 32-vjeçari Verboshiu shpall në kërkim dhe u arrestua mbrëmjen e djeshme. Mësohet se, krimi ishte i planifikuar deri në detaje. Ky konkluzion arrihet nga mënyra sesi janë gjetur të vrarë dy viktimat të ekzekutuara. Dy personat dyshohet se janë vrarë diku tjetër me plumb pistolete. Krimi u krye në banesën në lagjen nr.14 në Durrës, ku janë gjetur gëzhoja plumbash dhe njolla gjaku. Më pas trupat janë futur njëri në sedijen e pasme, tjetri në bagazh të automjetit tip “Benz” dhe janë sjellë nga autorët Zonën e Ish-Kënetës, ku makinës i është hedhur benzinë dhe vënë flaka. Të dy të rinjtë janë qëlluar me nga një plumb në kokë, gjë që u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Automjeti në të cilin ka ndodhur krimi rezulton i vjedhur.
HETIMI
Nga të dhënat e para nga hetimet e kryera mësohet se, personat janë të skeduar për vepra penale të mëparshme. Kështu, Babasi rezulton ish-i dënuar për trafik droge në Itali ku dhe ka kryer dënim me 3 vjet burg. Kurse Kasalla rezulton i skeduar për transport narkotikësh. Nisur nga fakti se personat kanë precedentë penale të mëparshëm kryesisht për droge si dhe të dhëna të tjera, policia dyshon se shkak ka qenë një mosmarrëveshje në pazaret e trafikut të drogës. Policia bën të ditur se kanë qenë 4 persona që kanë marrë pjesë në krim, ku 2 prej tyre janë shoqëruar kurse 2 janë ende në kërkim. Për zbulimin e autorëve janë shoqëruar gjithsej 40 persona që mund të kishin dijeni rreth ngjarjes”. Nga hetimet mësohet se po hetohet aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Shqipëri dhe Itali, si dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik.