Krimi në Vlorë/ Goditi disa herë me sëpatë në kokë kushëririn, kush është vlonjati i arrestuar (Emri)

601
Detaje të reja dalin në dritë nga krimi makabër që tronditi sot Vlorën, ku pas një sherri për motive të dobëta një 40-vjeçar ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar disa herë me të në kokë kushëririn e tij, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gumenicë.
Burime zyrtare nga policia thanë se autor i krimit është Dilaver Veshaj, ndërsa viktimë është shtetasit A.Veshaj.
“Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.
Sigal