Krimi në Korçë, zbulohet letra e 41-vjeçarit për babain e tij: Ajo shkatërroi çdo gjë, po iki me fëmijët e mi

484
Sigal

 

Zbardhet letra që 41-vjeçari Naum Toshi shkroi
para aktit makabër të vrasjes së dy fëmijëve të tij dhe vetëvrasjes.

Letrën ai e kishte lënë për babain
e tij dhe shkruante se vendimi ishte për shkak të problemeve me bashkëshorten,
Marselën e cila nuk hoqi dorë nga jeta e rrugës.

“Ngjitu lart dhe shiko! Babi unë
nuk të pyeta kur e mora gruan dhe s’po të pyes as tani pse po iki! Po i jap
fund jetës dhe fëmijët po i marr me vete! Ajo mori rrugë tjetër! Nuk më dëgjoi
që të kthehej pranë familjes dhe të hiqte dorë nga jeta e rrugës! Nuk u kujdes
asnjëherë për fëmijët! Asnjëherë nuk pyeti nëse ushqeheshin apo jo! Ajo
shkatërroi çdo gjë! Dhe unë ndaj po iki bashkë me fëmijët e mi!”, shkruan në
letër 41-vjeçari.