Krimi në Itali/ Identifikohen burri dhe gruaja shqiptare

533
Janë identifikuar autori i krimit në familje në Itali si dhe gruaja e tij që ra viktimë e sulmit. Autori është Paulin Babaj, 71-vjeç ndërsa viktima është Pashke Babaj, 67-vjeçare Pashke Babaj është vrarë ditën e sotme orët e para të mëngjesit në Caramanga të Italisë. Paraprakisht mësohet se gruaja ka vdekur pas disa goditjeve me shkop që kanë rezultuar fatale për jetën e saj. Në momentin e ngjarjes në shtëpi ka qenë vetëm gruaja dhe burri i saj ndërsa i biri ishte në punë, kurse nusja e çiftit bashkë me katër fëmijët prej disa ditësh ndodhen në Shqipëri. 71-vjeçari, pas kryerjes së vrasjes, kishte shkuar për t’u larë në një shatërvan në mënyrë që të hiqte njollat e gjakut. Autori u arrestua 500 metra larg nga banesa e tij në gjendje të rënduar psikologjike.
Sigal